Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj ka mbajtur një tubim me qindra banorë të Uçës, Zallqit dhe Dubravës.
Ai ka thënë se banorët e këtyre fshatrave janë punëtorë, të sinqertë dhe me kërkesa të drejta.
Mulaj ka thënë se është gjithmonë privilegj t’u drejtohesh votuesve besnikë të LDK-së
Postimi i tij:
Sot pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me banorët e Uçës, Zallqit dhe Dubravës – njerëz punëtorë, të sinqertë dhe me kërkesa të drejta.
Takimet u organizuan me mikpritjen e zakonshme të kryetarit Ferati, i cili edhe kësaj radhe dëshmoi përkushtimin dhe seriozitetin e tij ndaj qytetarëve.
Gjatë bashkëbisedimit shpalosa një pjesë të programit të LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke ndarë vizionin tonë për zhvillim, mirëqenie dhe qeverisje të përgjegjshme.
Me bindje dhe përgjegjësi u zotova për angazhim maksimal në realizimin e kërkesave dhe shqetësimeve që u ngritën nga banorët. Besimi i tyre është motivi më i madh për të vazhduar punën me përkushtim dhe ndershmëri.


