Lajme

Dr. Sci Besim Mulaj pas heqjes së masave: Shpresoj që këto padrejtësi të mos përsëriten

12/18/2025 18:54
nga:G B

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj ka përshëndetur heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovën.

Ai uron po ashtu që këto padrejtësi të mos përsëriten.

“Bashkimi Evropian më në fund ka filluar, hap pas hapi, të largojë masat sanksionuese të vendosura padrejtësisht ndaj Kosovës. Ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe i vonuar. Një falënderim i veçantë i takon Presidentes Dr. Vjosa Osmani Sadriu për angazhimin maksimal dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në këtë proces. Fatkeqësisht, vendi ynë ka humbur miliona euro mbështetje direkte dhe ka pësuar rënie të imazhit në arenën ndërkombëtare. Shpresoj që këto padrejtësi të mos përsëriten dhe Kosova të trajtohet me respektin që e meriton”, shkruan Mulaj.