Skuadra gjilanase, Drita, do të përballet sot (e enjte) në Madrid për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni evropian, ku do të përballet me Rayo Vallecanon në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Ndeshja do të luhet në Madrid në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas”, në ora 21:00.
Drita aktualisht renditet në pozitën e 19-të me tetë pikë dhe mban ende gjallë shpresat për avancim, ndërsa Vallecano është e shtata me 10 pikë.
Diferenca e vogël e pikëve e bën këtë përballje vendimtare për fatin e të dyja skuadrave në garën evropiane.
Analizuar formën e dy skuadrave, spanjollët kanë dy fitore, dy barazime dhe një humbje në 5 ndeshjet e fundit.
Në anën tjetër, Drita ka dy humbje, dy barazime dhe vetëm një fitore.
/GazetaBlic Sport/


