Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dashur të komentoj vendimin e komunave veriore për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).
Derisa u pyet për këtë Kurti i shoëruar edhe nga Naim Tërnava ka vazhduar disponimin e tij duke u përshëndetur me mysafirët të cilët ishin në një ngjarje që ishte organizuar në Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Ju përshëndes, kaloni mirë”, ishte përshëndetje e Kurti me të pranishmit aty, duke injoruar kështu pyetjen e gazetarëve.
Gjatë ditës, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – kanë votuar për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.
Ky vendim vjen pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Serbia – e riktheu pushtetin në këto katër komuna pas zgjedhjeve lokale të tetorit.
Kryetarët e rinj nga kjo parti kishin paralajmëruar në fillim të dhjetorit se do t’i rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë./eo/


