Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ymer Prizreni” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.” deklaroi ai për “Gazeta Blic’.


