Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu Dr. Sci. Besim Mulaj ka vizituar biznesin Eurometal në Ferizaj.
Mulaj u shpreh se Eurometal nuk është vetëm një biznes, por se është një brend me renome, i njohur dhe i respektuar në mbarë Evropën.
“Si çdo biznes tjetër, edhe Eurometal përballet me sfida serioze: rritja e çmimit të energjisë, mungesa dhe largimi i fuqisë punëtore, si dhe një ambient gjithnjë e më depresiv për të bërë biznes në vendin tonë. Megjithatë, falë vizionit, punës dhe këmbënguljes, ky biznes vazhdon të qëndrojë i fortë dhe konkurrues” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
Ai ka theksuar se në Kuvendin e Kosovës do të jem zëri i munguar i bizneseve, duke mbrojtur interesat e tyre pa kompromis.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj një nga bizneset më të njohura në rajon, Eurometal në Ferizaj, ku u prita nga pronari, z. Njazi Musliu.
Eurometal nuk është vetëm një biznes – është një brend me renome, i njohur dhe i respektuar në mbarë Evropën 🇪🇺.
Si çdo biznes tjetër, edhe Eurometal përballet me sfida serioze: rritja e çmimit të energjisë, mungesa dhe largimi i fuqisë punëtore, si dhe një ambient gjithnjë e më depresiv për të bërë biznes në vendin tonë. Megjithatë, falë vizionit, punës dhe këmbënguljes, ky biznes vazhdon të qëndrojë i fortë dhe konkurrues.
Në Kuvendin e Kosovës do të jem zëri i munguar i bizneseve, duke mbrojtur interesat e tyre pa kompromis. Do të jem një luftëtar politik i palëkundur për ata që krijojnë vende pune, zhvillim ekonomik dhe dinjitet për Kosovën.
Bizneset janë shtylla e shtetit – dhe koha është që ato të dëgjohen.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123


