Lajme

LDK mban sot tubime elektorale në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë!

12/18/2025 09:36
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë tubime elektorale në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë.

Kandidati për Kryeministër nga ky subjekt politik, Lumir Abdixhiku,  do të prezantojë programin politik dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe plot shpresë.

“Në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë, përveç programit qeverisës, do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve tanë nga këto qytete, njerëz të dëshmuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe përgjegjësi.Sot, ejani të gjithë, qytetarë, aktivistë, familjarë e miq;ejani për ta dëgjuar programin,ejani për ta dhënë mbështetjen tuaj” thuhet në njoftimin e LDK-së raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Shihemi sot në Gjakovë – Rahovec – Malishevë!

Në tubimet elektorale të sotme, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për të prezantuar Programin politik dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe plot shpresë.

Në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë, përveç programit qeverisës, do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve tanë nga këto qytete, njerëz të dëshmuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe përgjegjësi.

Sot, ejani të gjithë, qytetarë, aktivistë, familjarë e miq;
ejani për ta dëgjuar programin,
ejani për ta dhënë mbështetjen tuaj.

Zgjidh shpresën!

Le të bëhemi bashkë për shtetin, për Kosovën tonë!

Eja dhe bëhu ndryshimi!

VOTO 123 – LDK