Lajme

Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, lajm i mirë dhe një vendim i drejtë!

12/18/2025 09:31
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë.

Hamza në një postim në Facebook shkruan se qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie.

“I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie.

I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik.

Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!