Lajme

Mehmet Klinaku rikthehet pas 17 vitesh mërgimi, kandidat i AAK-së për deputet: Do të jem krah i vendit dhe i secilit

12/18/2025 08:49
nga:Genita C

Mehmet Klinaku, kandidat i AAK-së për deputet, ka njoftuar rikthimin e tij në Kosovë pas 17 vitesh mërgimi, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se po kthehet me përvojë dhe biznese të ndërtuara, me një vendim të qartë për të kandiduar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke u zotuar se do të jetë përfaqësues me nder dhe gjithmonë krah qytetarëve dhe vendit.

Postimi i plotë:

Nga Bivolaku në mërgim, pas 17 vitesh po i rikthehem vendit që më përket.

Po kthehem me përvojë dhe biznese të ndërtuara, me vendim të qartë për të kandiduar për deputet.

Më 28 Dhjetor, jam kandidat i AAK-së për deputet, për t’ju përfaqësuar me nder dhe për të qenë krah jush.

Gjithmonë krah teje, krah secilit, krah vendit.