Fadil Geci, kandidat i LDK-së për deputet, ka vizituar sot shtëpinë e presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe më pas ka bërë homazhe te varri i tij dhe po ashtu te varri i Kolonel Ahmet Krasniqi, raporton Gazeta Blic.
Geci ka qenë bashkë me Agim Rexhën, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova në Amerikë, Hysen Ibrahimin, po ashtu bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, si dhe Sabri Azemin, vëllain e diplomatit Gani Azemi, i cili kontribuoi shumë në Belgjikë dhe ishte bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, Naim Kelmendin po ashtu njeri i afërt me presidentin Rugova.
Ai ka marrë përkrahje nga ta dhe janë pritur nga djali i presidentit Rugova, Ukë Rugova, i cili po ashtu është kandidat për deputet në këto zgjedhje.
Postimi i tij i plotë:
Sot, së bashku me vëllezër e shokë – Agim Rexhën, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova në Amerikë, Hysen Ibrahimin, po ashtu bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, si dhe Sabri Azemin, vëllaun e diplomatit Gani Azemi, i cili kontribuoi shumë në Belgjikë dhe ishte bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, Naim Kelmendin po ashtu njeri i afërt me presidentin Rugova – dhe me vëllezërit e mi, gjithmonë të pandalshëm e të pathyeshëm në rrugën e Dr. Ibrahim Rugovës, ishim për vizitë në shtëpinë e Presidentit historik.
Aty u pritëm nga djali i tij, Ukë Rugova, kandidat i LDK-së në këto zgjedhje.
E falënderoj përzemërsisht Ukën për pritjen e ngrohtë, si dhe shokët Agimin dhe Hysenin për përkrahjen e fuqishme ndaj familjes Rugova dhe familjes Geci.
Më pas vazhduam për të bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes në kohë lufte.
Gjithmonë të pandarë dhe të pathyeshëm, ecim përpara!
Vazhdojmë tutje – e na priftë e mbara!


