Besim Aliu nga IHMK në një intervistë për T7 ka demantuar parashikimet që janë shpërndarë gjatë ditës së martë në rrjete sociale për temperatura deri -20 gradë në Kosovë.
Ai ka thënë se i vetmi institucion që jep parashikimet zyrtare për motin është IHMK, meqë bën matje në të gjitha qytetet dhe përgjatë 24 orëve.
Aliu ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të ketë madje edhe intervale me diell, mëngjeset do të jenë të ftohta, derisa në disa vende do të ketë mjegull përgjatë gjithë ditës.


