Sporti

Berat Gjimshiti mbyll vitin para kohe për shkak dëmtimi

12/17/2025 15:00
nga:Lorik J

Berat Gjimshiti u dëmtua në momentin e tij më të mirë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë të sfidës që Atalanta zhvilloi me Cagliarin.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” është mësuar tashmë se cila është shkalla e dëmtimit të shqiptarit. Kështu bëhet me dije se mbrojtësi ka një dëmtim të lehtë muskulor të shkallës së parë, por që do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

Afërsisht 1 muaj dhe në këtë mënyrë 32-vjeçari mbyll këtë vit kalendarik para kohe dhe do të mungojë në 3 ndeshjet e ardhshme që bergamaskët do të luajnë në këtë periudhë. Kapiteni i Kombëtares nuk do të japë kontributin e tij në sfidat ndaj Genoas dhe Interit në këtë vit dhe ndaj Romës e Bolognas në fillimin e muajit janar.

Kjo pasi Gjimshiti mund të rikthehet dhe të jetë gati vetëm në mesin e muajit të ardhshëm, ç’ka do të thotë se do të jetë një mungesë e madhe për italianët dhe trajnerin Raffaele Palladino.