Lajme

Serbia provon të ndërhyjë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, fton serbët e zhvendosur të votojnë, vendoset një linjë telefoni në shërbim

12/17/2025 14:34
nga:N K

Komisariati për Refugjatët dhe Emigrantët në Serbi ka lëshuar një thirrje zyrtare lidhje me zgjedhjet e 28 dhjetorit që do të mbahen në Republikën e Kosovës duke iu bërë thirrje serbëve të zhvendosur në Serbi që të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në njoftim thuhet se të interesuarit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar nëse kanë një dokument valid të lëshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky Komisariat ka vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni, ku do të mund të merren informacione më të detajuara.

“Çdo votë është e rëndësishme për qëndrimin dhe mbijetesën e popullit tonë në Kosovë”, thuhet në njoftim.