Na ndajnë 7 muaj nga fillimi i Kampionatit tgë Botërorit.
Këtë herë do të mbahet për herë të parë në 3 shtete: SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Këshilli i FIFA-s u mblodh përpara finales së Kupës Ndërkontinentale FIFA™ në Doha të Katarit dhe mori vendime të rëndësishme në lidhje me zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe çështjet e qeverisjes.
Me entuziazmin në rritje pas shortit përfundimtar që u zhvillua, më 5 dhjetor 2025 në Uashington DC, Këshilli i FIFA-s miratoi një kontribut financiar rekord prej 727 milionë dollarësh amerikanë që do të shpërndahet si rezultat i Kupës së Botës FIFA 2026™ .
Pjesa më e madhe – 655 milionë dollarë amerikanë, që shënon një rritje prej 50% krahasuar me edicionin e mëparshëm – do të paguhet si çmime midis 48 ekipeve pjesëmarrëse si më poshtë:
Kampionët: 50 milionë dollarë amerikanë
Nënkampionët: 33 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 3-të: 29 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 4-të: 27 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 5-të deri në të 8-të: 19 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 9-të deri në të 16-të: 15 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 17-të deri në të 32-tin: 11 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 33-të deri në të 48-tin: 9 milionë dollarë amerikanë.
Kujtojmë se Botërori i ardhshëm, nis më 11 qershor dhe mbaron më 19 korrik të vitit 2026.


