Sporti

David Silva: ‘Puna me Pep Guardiolën ishte në një nivel tjetër’

12/17/2025 13:59
nga:Lorik J

Ish-ylli i Manchester Cityt, David Silva, ka folur hapur për ndikimin që Pep Guardiola pati në karrierën e tij, duke e përshkruar punën nën drejtimin e trajnerit aktual të Cityt si një nivel tjetër.

Silva shpjegoi se si Guardiola e ripërcaktoi rolin e tij në fushë: “Unë kam luajtur shumë në krah, megjithëse lëvizja në qendër, dhe ai më vendosi në mes. Ky pozicion më përshtatej në mënyrë të përkryer.

“Puna me të ishte në një nivel tjetër, sepse ai tashmë dinte gjithçka që do të bënte skuadra tjetër, ai kishte gjithçka të përgatitur dhe gjërat thjesht ranë në vendin e tyre gjatë ndeshjes. Është një nivel tjetër,” tha Silva për atë që e bën Guardiolën kaq të shkëlqyer.

/GazetaBlic Sport