Lajme

Miftaraj – Muratit: Dështimi për Planin e Rritjes 880 milionë euro ka emër dhe mbiemër – LVV

12/17/2025 13:29
nga:N K

Drejtori ekzekutiv i IKD, Ehat Miftaraj i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se dështimi për Planin e Rritjes 880 milionë euro ka emër dhe mbiemër – LVV.

Këtë e bëri në reagim të Muratit i cili tha se “Tash që edhe BE-ja i hoqi masat, të vetmet “masa” që po mbesin janë ato që partitë opozitare PDK/LDK/AAK-Nisma ia vendosën Kosovës, duke mos votuar për 882 milionë euro të Planit të Rritjes së BE-së, dhe 130 milionë eurove marrëveshje me Bankën Botërore”.

Miftaraj shkruan se Murati në versionin më të butë nuk e thotë të vërtetën.

“Hekuran Murati në verzionin më të butë nuk po e thotë të vërteten. Faji kryesor pse nuk u ratifiku Plani i Rritjes ne Kuvendin e Kosovës është tek qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Dështimi për Planin e Rritjes 880 milion Euro ka emër dhe mbiemër LVV dhe mënyra e dobët e qeverisjes, arrogance dhe vetëbesim se janë mbi shtetin dhe qytetaret”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë:
Hekuran Murati në verzionin më të butë nuk po e thotë të verteten.
Faji kryesor pse nuk u ratifiku Plani i Rritjes ne Kuvendin e Kosoves eshte tek qeveria e udhehequr nga Albin Kurti.
Deshtimi per Planin e Rritjes 880 milion Euro ka emer dhe mbiemer LVV dhe menyra e dobet e qeverisjes, arrogance dhe vetbesim se jane mbi shtetin dhe qytetaret.