Lajme

Murati: BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës

12/17/2025 12:34
nga:N K

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, ka thënë se pas njoftimit të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës, të vetmet “masa” që po mbesin janë ato të ish- partive opozitare.

Ai ka thënë se PDK, LDK , AAK e Nisma ia vendosën Kosovës këto “masa” duke mos votuar Planin e Rritjes së BE-së.

“Tash që edhe BE-ja i hoqi masat, të vetmet “masa” që po mbesin janë ato që partitë opozitare PDK/LDK/AAK-Nisma ia vendosën Kosovës, duke mos votuar për 882 milionë euro të Planit të Rritjes së BE-së, dhe 130 milionë eurove marrëveshje me Bankën Botërore”, ka shkruar Murati në Facebook.

Komisioni Evropian ka njoftuar se ka filluar me heqjen e një pjese të masave ndaj Kosovës.