Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE-së.
Në nisje të agjendës së tij, Kryeministri Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë ‘Roam like at home’, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” – të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola.


