Sipas Nicolo Schira, sulmuesi i Fiorentinës, Edin Dzeko, mund të largohet nga klubi i Firences gjatë afatit kalimtar të janarit.
Genoa po tregon interes për boshnjakun 39-vjeçar, i cili ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin, Daniele De Rossi, i cili do të donte ta forconte ekipin me një sulmues të ri në dimër.
Ish-lojtari i Interit dhe Manchester Cityt iu bashkua Violas në qershor të këtij viti.
Në pothuajse gjysmë sezoni, ai shënoi dy gola në 17 ndeshje.
Fiorentina aktualisht është në fund të ligës me gjashtë pikë pas 15 ndeshjeve. Nga ana tjetër, Genoa ka dalë nga zona e rënies nga kategoria që nga emërimi i De Rossit dhe tani është në vendin e 16-të.
/GazetaBlic Sport


