Rinovimi i kontratës së Mike Maignan është një barrë e madhe për të gjithë tek Milani, dhe sa më gjatë të vazhdojë, aq më shumë presion bie mbi klubin.
Portieri Milanit, Mike Maignan tani ka folur për të ardhmen e tij para duelit gjysmëfinal të Superkupës së Italisë ndaj Napolit, shkruan GazetaBlic Sport.
“E ardhmja ime? Kjo nuk është diçka që duhet të më shqetësojë. Duhet të jem i përqendruar për të dhënë më të mirën time. Nuk është koha për të folur për të ardhmen time. Këtë vit jemi më shumë si një familje, një grup ku jetojmë mirë së bashku. Edhe trajneri ka sjellë qetësi”, tha Maignan në konferencë.
Rinovimi i tij po pritet me padurim nga tifozët e Milanit, pasi portieri ka qenë kyç ndër vite, megjithatë palët nuk duket se janë afër një marrëveshje momentalisht.
/GazetaBlic Sport


