Sporti

S’ka ndryshim as këtë sezon | Superkupa e Kosovës luhet në Turqi, takohen Drita e Prishtina

12/17/2025 11:11
nga:Lorik J

Ndeshja e Superkupës së Kosovës do të zhvillohet më 25 janar 2026 (e diel), me fillim nga ora 14:30, sipas orës lokale të Turqisë (12:30 sipas kohës në Kosovë).

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia, ku do të përballen FC Drita, si kampione e Kosovës dhe FC Prishtina, si fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25, ka njoftuar FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke marrë parasysh faktin se të dyja ekipet do të jenë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore nga 15 deri më 30 janar 2026 në Antalia, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me agjendën e klubeve, ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës të zhvillohet në këtë periudhë dhe në këtë lokacion.

/GazetaBlic Sport