Lajme

Behrami: Sessionsit dhe kongresmenëve të tjerë u kam dorëzuar një ‘Position Paper’ për të gjitha shkeljet e Gjykatës Speciale

12/17/2025 10:52
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka bërë të ditur se menjëherë pas betimit si deputet, në zgjedhjet e kaluara, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte takuar me kongresmenin Pete Sessions, raporton GazetaBlic.

Behrami ka njoftuar se atij dhe kongresmenëve të tjerë u ka dorëzuar një “Position Paper” lidhur me, siç ka thënë, shkeljet e Gjykatës Speciale, duke theksuar se pavarësisht krizës politike, angazhimi i tij nuk ka ndalur asnjëherë.