Sporti

Cubarsi luajti dje ndeshjen e 100’të për Barcelonën

12/17/2025 10:39
nga:Lorik J

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka luajtur 100 ndeshje zyrtare për ekipin e parë.

Ndeshja e tij e 100-të u zhvillua në raundin e 1/32-ave të Kupës së Mbretit kundër Guadalajarës (2-0).

Pau ka luajtur 67 ndeshje në La Liga, 22 në Ligën e Kampionëve, 9 në Kupën e Spanjës dhe 2 në Superkupën e Spanjës.

Pau Cubarsi debutoi në janar 2024 në një ndeshje të finales së 1/32-ave të Kupës së Mbretit.

Në 100 ndeshje, ai shënoi 1 gol dhe bëri 5 asiste.

/GazetaBlic Sport