Lajme

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

12/17/2025 09:30
nga:N K

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të jetë granatë dore.

Bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e tij.

Në vendngjarje ka intervenuar edhe njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka realizuar në mënyrë të kontrolluar demolimin dhe shpërthimin e mjetit.