Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, shpjegoi pse anësori londinez Estevao mungoi në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Ligës Angleze kundër Cardiffit (3-1).
“Estevao ka një problem të vogël muskulor, një dëmtim të lehtë”, tha trajneri.
“Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Newcastle, por do të shohim për ndeshjen tjetër. Mendoj se mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen tjetër”, tha Maresca.
Këtë sezon, 18-vjeçari Estevao ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë një asist në 25 ndeshje.
/GazetaBlic Sport


