Kandidati i AAK-së për kryeministër për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet dyfishim i pagave.
Ky vendim, ai tha se duhet të merret menjëherë.
“Unë mendoj që duhet të dyfishohen pagat menjëherë. Vendimi i parë si të hysh në zyrë. I dyfishon pagat dhe krijon një mungesë të parasë. Në mallra dhe shërbime ekziston mundësia me bë kujdes. Psh, ne i kemi shpenzu 38 milionë euro për udhëtime jashtë vendit. Këtu mund të ulen pak shpenzimet, nja 18-20 milionë euro. Në investime kapitale duhet të aktivizohet edhe partneriteti publiko-privat, me garanca të shtetit. Pra, privati e merr huanë në bankë, e kryen projektin infrastrukturor, për shembull autostradën për te Dehu i Bardhë”, deklaroi Haradinaj në Rubikon të Klan Kosova.


