Lajme

Kurti: Trashëgimia kulturore fetare, pa dallim dhe në gjithë vendin, mbetet prioritet i Qeverisë sonë

12/16/2025 14:39
nga:Genita C

Kreu i VV-së, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë periudhës 2021–2025 janë investuar 4.73 milionë euro në restaurimin e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai ka përmendur punimet që po vazhdojnë në xhamitë Mulla Vesel Guta në Ferizaj, Sudi Efendi në Prishtinë, Xhaminë e Çokut në Junik dhe Xhaminë e Burojës në Skenderaj, si dhe ka paralajmëruar restaurime të reja në Xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe Xhaminë e Bajraklisë në Prizren, duke theksuar se mbrojtja e trashëgimisë fetare mbetet prioritet i qeverisë.