Sporti

Shumë skuadra të Premierligës interesohen për Frattesin

12/16/2025 14:34
nga:Lorik J

Davide Frattesi është bërë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së janarit.

Mesfushori i Interit po ndiqet nga klube të mëdha të Premier League-s, konkretisht Arsenal, Chelsea, Liverpooli dhe Tottenhami, të cilat e shohin italianin një përforcim ideal për mesfushën.

26-vjeçari kërkon më shumë minuta, diçka që nuk po e gjen rregullisht te Interi për shkak të konkurrencës së fortë.

Klubi zikaltër është i hapur për oferta konkrete, ndërsa një transferim në Angli shihet si mundësi reale për Frattesin që të që vazhdojë karrierën në një kampionat shumë të fortë.