Lajme

Ahmeti thirrje Komunave për ndalimin e përodrimit të mjeteve piroteknike

12/16/2025 13:36
nga:N K

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti u ka bërë thirrje Komunave që të ndalojnë përdorimin e mjeteve piroteknike.

“Festat e fundvitit nuk guxojnë të rrezikojnë jetën. Çdo vit, mjetet piroteknike shkaktojnë lëndime, veçanërisht tek fëmijët. Komunat duhet të veprojnë me ndalesa të përkohshme gjatë periudhës së festave të fundvitit, për shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike”, ka thënë Ahmeti.

”Siguria e qytetarëve është përgjegjësi institucionale” ka shtuar më tutje Ahmeti.