Lajme

‘Takimi me mërgatën’, Haliti: Osmani paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore!

12/16/2025 13:34
nga:Y I

Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar pas njoftimit se Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pritet të mbajë takim me mërgatën me 26 dhjetor.

Ai ka thënë se takimet me mërgimtarët janë të mirëseardhura, por sipas tij, jo në prag të zgjedhjeve.

“Presidentja Vjosa Osmani, edhe publikisht, paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore. Takimet me mërgimtarët janë gjithmonë të mirëseardhura, si në Kosovë ashtu edhe në perëndim, por shtrohet pyetja: pse pikërisht tani në kohë fushate, faktikisht në prag të zgjedhjeve? Presidente, luaje rolin kushtetues”, ka shkruar Haliti.

Presidenca ka njoftuar se Osmani do të organizojë pritje tradicionale për fundvit me mërgimtarët më 26 dhjetor.

Reagimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani, edhe publikisht, paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore.

Takimet me mërgimtarët janë gjithmonë të mirëseardhura, si në Kosovë ashtu edhe në perëndim, por shtrohet pyetja: pse pikërisht tani në kohë fushate, faktikisht në prag të zgjedhjeve?

Presidente, luaje rolin kushtetues.

Osmani pritje për mërgatën më 26 dhjetor