Sporti

Donnarumma shpallet portieri më i mirë i vitit 2025

12/16/2025 13:12
nga:Lorik J

Fituesi tashmë i Trofeut Yashin në ceremoninë e fundit të Topit të Artë, italiani Gianluigi Donnarumma (26 vjeç), portier i Manchester Cityt dhe fitues i Ligës së Kampionëve me PSG-në sezonin e kaluar, logjikisht është kurorëzuar portieri më i mirë i sezonit nga The Best, ceremonia e organizuar nga FIFA.

Portieri i Manchester Cityt tashmë, kështu mposhti Alisson Becker (Brazil/Liverpool), Thibaut Courtois (Belgjikë/Real Madrid), Manuel Neuer (Gjermani/Bayern Mynih), David Raya (Spanjë/Arsenal), Yann Sommer (Zvicër/Inter Milan), Wojciech Szczesny (Poloni/Barcelona), si dhe Emiliano Martinez (Argjentinë/Aston Villa), fituesin e çmimit vitin e kaluar.

/GazetaBlic Sport