Lajme

I dyshuari për sulmin terrorist në Sydney zgjohet nga koma në spital

12/16/2025 11:00
nga:N K

Naveed Akram, i dyshuar për sulmin në Sydney, është zgjuar në spital.

Burime brenda policisë së Uellsit të Ri Jugor, kanë konfirmuar për Sky News, se ai ka dalë nga koma.

24-vjeçari dhe babai i tij, Sajid Akram, akuzohen për kryerjen e sulmit që mori jetën e 15 personave.

Sajid u vra nga policia gjatë të shtënave të së dielës.