Lajme

Ramush Haradinaj: Do të ringritemi, sa herë që kërkon atdheu e kombi ynë

12/16/2025 10:36
nga:Genita C

Ramush Haradinaj ka deklaruar se do të ringrihen sa herë që e kërkon atdheu dhe kombi, duke theksuar nevojën për përfshirjen e brezit të ri, ekspertëve dhe profesionistëve, raporton GazetaBlic.

Ai është shprehur i kënaqur me angazhimin e të rinjve dhe ka theksuar se sfidat do të trajtohen me kujdes për të garantuar përgjigje të mira ndaj mirëqenies së qytetarëve.

“Do të ringritemi, sa herë që kërkon atdheu e kombi ynë. Por, për t’i kryer punët më së miri jemi hap, kemi kërku ndihmën e brezit të dytë, brezit të ri, ekspertëve e profesionistëve. Unë, gëzohem kur i shoh të rinj e të reja në atë çiltërsinë e vet, e në ekspertizën e vet, që dojnë me dhënë përgjigje mirëqenies tonë.Ne jemi kujdes që sfidat që i kem, t’i trajtojmë me kujdes”, tha Haradinaj.