Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi është futur në formacionin e javës në La Liga.
Muriqi shkëlqeu në fitoren 3-1 ndaj Elches në shtëpi, ku realizoi gol spektakolar me kokë, duke vazhduar formën optimale, shkruan GazetaBlic Sport.
Përveç Muriqit, në formacionin e javës janë futur edhe dyshja e famshme e La Ligas, Raphinha e Bellingham.
Më poshtë keni formacionin e javës:
Batalla, Ruggeri, Cabrera, Pubil, Rueda, Mendy, Mascarell, Koke, Bellingham, Raphinha, Muriqi.
/GazetaBlic Sport


