Lajme

“Ata janë pjesë e një beteje – As Thaçin e as Veselin nuk i kam përmend”, Konjufca: I shoh pjesë të një kauze që duhet ta fitojmë të gjithë

12/15/2025 22:55
nga:G B

Në Pressing në T7 është duke dhënë intervistë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili u pyet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ku Konjufca tha se i sheh si pjesë të një kauze “që duhet ta fitojmë të gjithë”.

Ai shtoi se nga “marrja e Veselit, Krasniqit, Thaçit e Selimit, jam mundu me qenë në kuadër të kauzës që Gjykata me dështu dhe ata me dalë të pafajshëm”.

Konjufca tha se as Thaçin as Veselin nuk i ka përmendë, duke shtuar se “janë pjesë e një beteje të rëndësishme”.