Dr. Sci Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet, ka nisur fushatën në Malaj të Rugovës, nga trualli i rrënjëve të Presidentit historik Ibrahim Rugova, raporton Gazeta Blic.
“Së bashku me Ukë Ibrahim Rugova, si kandidatë të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, u zotuam se do të jemi zë i palëkundur i Rugovës dhe i rugovizmit në institucionet e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Malaj – Rugovë
Kisha nderin që fushatën ta nis nga trualli i rrënjëve të Presidentit historik Ibrahim Rugova. Pikërisht nga ky vend simbolik u dha kushtrimi për rikthimin e fuqishëm të LDK-së dhe të frymës rugoviane që na bashkon.
Së bashku me Ukë Ibrahim Rugova, si kandidatë të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, u zotuam se do të jemi zë i palëkundur i Rugovës dhe i rugovizmit në institucionet e vendit.
Kjo nisje fushate u nderua edhe me praninë e z. Agim Rexhaj, ish-kryetar i LDK-së për Nju Jork me rrethe dhe President Nderi i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”.
LDK – #123 #79


