Lajme

Tre shtetase të Kosovës dëbohen nga Sllovenia për ofrimin e paligjshëm të botoxit

12/15/2025 21:29
nga:G B

Tri shtetase të Kosovës u gjobitën dhe u dëbuan nga Sllovenia.

Sipas Radio Televizionit slloven, ngjarja ndodhi para disa ditësh në Maribor.

Siç raportohet ato ofronin shërbime kozmetike, përfshirë botox dhe mbushës, pa leje.

Hetimet fillestare zbuluan se kosovaret bënin punë të paautorizuar dhe “në të zezë”.

Dy nga ato morën vendim për kthim vullnetar dhe gjobat ishin 800 euro për secilën, kurse e treta mori një dënim prej 2 mijë eurosh, për ndihmën që iu dha të tjerave për qëndrim të paligjshëm.

Autoritetet sllovene theksuan se nuk ka kompani apo individ mbi ligjin, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin dhe sigurinë publike.