Lajme

Kurti prezanton listën e VV-së: Koalicionin e jep si “urgjencë që i duhet vendit” dhe “listë e dijes”

12/15/2025 20:23
nga:G B

Slloganin e vet “begati dhe siguri” e dha për prioritete kyçe të Vetëndosjes duke e vendosur në bashkëngjitje me “mos lësho pe”. Tha se “siguria do të jetë siguri e begatisë” dhe se ajo, me të në qeverisje, synon të jetë “universale”. Për më tepër, shtoi se shteti do të “pasurojë shoqërinë”.

“Kjo siguri do të jetë siguri e begatisë, begatia nuk është begati për disa, por për të gjithë. Kur shteti pasuron shoqërinë, secili e ndjen ndyshimin. Për ata që nuk kanë çdo vendim është mundësi. Kur të gjithë ndajnë sipas mundësi, vendi bën progres. Pasuirmi i shtetit ësht ëreflketim i pasurimit të qytetarit. Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te çdo familje. Përparimi kur shoqëria nuk ndahet nga ana. Kur vlera ndahet drejtë, begatia bëhet universale, për çdo kënd. Andja begatia është prioriteti tjetër, së bashku me sigurinë”, tha Albin Kurti.

“Siguria dhe begatia e kanë adresë Vetëvendosjen. Çdo votë, për këtë numër është hap drejt sigurisë dhe begatisë gjithnjë më të madhe. Është ritmi i forcës qyteetari. Kur qytetari vendos, ndryshimi bëhe ti prekshëm. Nga vota mundësia për pasurimin e shoqërisë. Prandaj mos lëshoni pe. Kur qytetari nuk lëshon pe, shteti nuk ndalet. Mos lësho pe, është kujdes për të nesërmen, çdo hap para mos lësho pe, në ecje në përparim. Mos lësho pe, është energjia e mjekëve, inxhinierve, sportisti, ësht motivi i policiëve dhe ushtarakeë,ve studentëve dhe nxënësve. Duke mos lëshuar pe për ndryshime gjithnjë e më të mëdha”, tha ai.

Më tej vazhdoi ta pares koalicionin me Guxom, Alternativën dhe PShDK-në si forcë unitare e bazuar “në vlera kombëtare” dhe “me qytetarin mbi gjithçja”.

E ne që jemi këtu tash për siguri dhe begati duke mos lëshuar pe, jemi bashkë veçse edhe përherë e më shumë. Është mëarrëveshje për begati.

“Bashkimi ynë është urgjencë që i duhen vendin, sepse ne duam dhe punojml për Kosovë të drjetë e të mirë. Prandaj, të angazhohesh për siguri dhe begati do të thotë tashmë të bësh drejtësi. Ky koalicion është sinjal me jehon të fuqishme. Forcat mund të bahskohen në vlera kombëtare. Kjo listë e jona flet me dije”, tha mes tjerash ai.