Lajme

Bekë Berisha bën homazhe në Kullën e Malishevës: Ne duhet të bëjmë më shumë se sa të kujtojmë

12/15/2025 14:53
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka bërë homazhe sot në Kullën e Malishevës, ku u nderuan burrat dhe gratë që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se liria e sotme është rezultat i guximit dhe sakrificës së tyre, duke bërë thirrje për jetë me nder, përgjegjësi dhe mirënjohje të përhershme ndaj dëshmorëve.