Lajme

Gjergj Dedaj promovon librin “Atletët e Lirisë”

12/14/2025 18:36
nga:G B

Ish ambasadori Gjergj Dedaj, ka promovuar sot në Gjakovë librin “Atletët e Lirisë”, në shenjë respekti dhe kontributi historik dhe epik të Partisë Liberale të Kosovës dhe të mirënjohjes për martirizimin dhe sakrificave të komunës së Gjakovës, të gjithë Kosovës, raporton Gazeta Blic.

“Me këtë rast u nderuan dhe përkujtuan me qindra anëtar të PLK të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës, duke përfshirë themeluesit e degëve të këtij subjekti politik nga komuna e Gjakovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Gjakovë, 14 dhjetor 2025

Atletët e Lirisë, pas 34 viteve rikfhehen në Gjakovë!

KOSOVA NË PARTNERITET ME SHBA, BE dhe NATO-n !

Sot në Gjakovë, në mesin e miqëve, familjarëve dhe bashkëveprimtarëve të Gjakovës historike, u bë prezantimi i librit Atletët e Lirisë, në shenjë respekti dhe kontributi historik dhe epik të Partisë Liberale të Kosovës dhe të mirënjohjes për martirizimin dhe sakrificave të komunës së Gjakovës, të gjithë Kosovës dhe tê të gjithë shqiptarëve të cilet me gjakun dhe jeten e tyre e realizuan lirinë dhe pavarësine e Kosoves.

Me këtë rast u nderuan dhe pwrkujtuan me qindra anëtar të PLK të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës, duke përfshirë themeluesit e degëve të këtij subjekti politik nga komuna e Gjakovës!

Për këto 34 vite PLK ishte pjesë aktive e të gjitha ngjarjeve të historisë se Kosovës, në këto 3 dekada të përgjakëshme, të cilat në saje të angazhimit politik, të luftës heroike të UÇK dhe mbështetjes së NATO-s dhe të partneritetit me SHBA dhe BE, u ralizua endërra shekullore me lirinë e Kosovës ne vitin 1999, pas nënshkrimit të Marreveshjes së Rambujesë dhe me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, nga Presidenti Thaqi, me 17 shkurt 2008!

Për librin folen edhe profesor Kristë Ndrecaj, pastaj ish komandanti dhe veterani i luftës së UÇK nga radhët e PDK Kujtim Dula dhe ish Konsulli i Përgjithëshem i Kosovës, në RMV Lindon Kqira!