Sporti

Ardian Krasniqi nuk ndalet, fiton meçin e madh në Stuttgart

12/13/2025 23:28
nga:Lorik J

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e radhës në boksin profesionist.

Në meçin e zhvilluar në qytetin e Shtutgartit, Krasniqi mposhti kundërshtarin e tij, Gaspar Fernandez me nokaut në raundin e pestë.

Salla ishte e mbushur pothuajse totalisht me tifozë shqiptarë, në mbështetje të nipit të Luanit, Ardianit.

Ardiani vazhdon me rekord pozitiv në boksin profesionist. Ku në 12 meçe ka shënuar 12 fitore.