Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka reaguar pas lirimit të Isni Kilajt nga paraburgimi, pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, raporton GazetaBlic.
Berisha e ka cilësuar takimin me Kilajn në liri si një moment me emocion të veçantë, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të tij pranë familjes.
Ai ka rikujtuar gjithashtu se Kilaj ka qenë mbështetës i AAK-së në zgjedhjet e kaluara dhe e ka vlerësuar si shembull përkushtimi ndaj vlerave të lirisë.

