Lajme

Parashikimi i motit për të dielën, këto priten të jenë temperaturat gjatë ditës

12/13/2025 19:39
nga:Genita C

Ditën e diel dhe të hënë, ka gjasa që mjegulla ultësirave të mos shpërndahet as gjatë ditës. Kushte kthjellimes dhe intervale më të gjata me diell parashihen zonave më të larta kodrinoro-malore.

Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e -3C, e ato maksimale, në pjesë të mbuluara me mjegull, më të ulëta ndërmjet 1C e 4C, e aty këtu mund të rriten deri në 7C e 8C.

Postimi:

Intervale me diell të shtunën. Mjegull ultësirave në mëngjes.

Mendimi për motin – 12.12.2025

Mjegulla përsëri formohet ultësirave të vendit mëngjesin e së shtunës, kryesisht nga pjesë të Dukagjinit. Pjesërisht ultësirave mbetet edhe pas mesdite, derisa mbi një pjesën më të madhe të vendit do të ketë intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në -1C e 1C, e maksimalet nën kushte kthjellimesh, shkojnë deri në 6C e 7C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 1-3m/s.

Ditën e diel dhe të hënë, ka gjasa që mjegulla ultësirave të mos shpërndahet as gjatë ditës. Kushte kthjellimes dhe intervale më të gjata me diell parashihen zonave më të larta kodrinoro-malore. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e -3C, e ato maksimale, në pjesë të mbuluara me mjegull, më të ulëta ndërmjet 1C e 4C, e aty këtu mund të rriten deri në 7C e 8C.

Nga dita e martë ka gjasa të kalojnë vransira shtresore të larta, e mjegulla të shpërndahet, që lejon më shumë rreze dielli të arrinë në sipërfaqe. Temperaturat minimale zbresin në -1C, e ato maksimale shkojnë deri në 9C.