Lajme

Berisha takon bashkëluftëtarë dhe veteranët në Pejë: Qytetarët kërkojnë të dalin nga ngërçi që është sot

12/13/2025 19:21
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka zhvilluar dy takime në Pejë dhe Ozdrim, ku u takua me bashkëluftëtarë, veteranë dhe të rinj, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi energjinë dhe vullnetin e qytetarëve për të diskutuar rreth së ardhmes së Kosovës dhe mundësive për zhvillim.

Postimi i plotë:

Dy takime, një qëllim!

Sot, Peja na mblodhi. Takova bashkëluftëtarë që nuk i kisha takuar prej kohësh, edhe pse ndamë të njëjtën fushëbetejë, takova veteranë, e të rinj nga Istogu… një energji që të bën të besosh tek e ardhmja.

Po ashtu, në Ozdrim, Pejë, u takuam me të gjithë kandidatët për deputetë.

Në çdo ndalesë, bisedat na kthenin te e njëjta fjalë: Kosova. Mes njerëzve u ndje qartë se askush nuk dëshiron të mbetet duarkryq. U fol për mundësitë që duhet të hapen, për vizionin që i takon këtij vendi dhe për vullnetin e qytetarëve që kërkojnë me ngulm të dalin nga ngërçi ku ndodhemi sot.