Lajme

Hyseni priti sot në Podujevë, Abdixhikun dhe Ramën: Qytetarë të shumtë mbështesin LDK-në

12/13/2025 19:06
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se këtë të shtunë në Podujevë ka pritur kryetarin e LDK-së dhe siç thotë ai, kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, raporton GazetaBlic.

Pas takimit me strukturat e partisë, Hyseni u takua me qytetarë të shumtë në shesh, duke falënderuar për përkrahjen dhe mobilizimin e tyre për LDK-në.

Postimi i plotë:

Këtë të shtunë në Podujevë, bashkërisht me strukturat e LDK-së pritëm kryetarin e LDK-së dhe kryeministrin në ardhje Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Pas takimit me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, në shesh takuam qytetarë të shumtë, të cilët gjithnjë janë me ne, janë shpirti dhe fryma e Lidhjes sonë!

Në çdo duarshtrëngim sheh vullnetin e besimin e tyre, përkushtimin e ndjenjën që ata ruajnë për LDK-në, sheh shpresën për të ardhmen.

Falënderim për secilin prej tyre, për mobilizimin e përkrahjen e parezervë!