Lajme

Memli Krasniqi: Sot, mesazhi ishte i qartë dhe i njëzëshëm, drejtësi dhe liri për çlirimtarët

12/13/2025 18:32
nga:Genita C

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar protestën e sotme në Shkup, ku shqiptarë nga të gjitha trojet u bashkuan për të mbrojtur dinjitetin dhe luftën e drejtë të UÇK-së, raporton GazetaBlic.

Ai e përshkroi tubimin si gjithëkombëtar, të qetë dhe dinjitoz, duke theksuar mesazhin e njëzëshëm për drejtësi dhe liri për çlirimtarët.

Postimi i plotë:

Sot, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtë të UÇK-së.

Një protestë gjithëkombëtare, e qetë, dinjitoze dhe e fuqishme, dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh.

Mesazhi ishte i qartë dhe i njëzëshëm: drejtësi dhe liri për çlirimtarët.