Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka ironizuar me sloganin e VV-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Duke e komentuar këtë slogan, ai ia ka rikujtuar partisë në pushtet se gjatë ditës së sotme në Prishtinë është ndalur rryma.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar edhe një mesazh për VV-në.
“Sa shume siguri e begati na ka sjell qeveria e Albin Kurtit në këto pesë vite, kryeqyteti Prishtina nuk ka rrymë elektrike. Viti 2025 dhe nuk ka energji elektrike. Mos lshoni pe pa e vjedh mirë këtë shtet qe e keni marr të gatshëm”, ka shkruar ai.


