Pas protestës së sotme në Shkup, Daut Haradinaj ka reaguar përmes një postimi, duke theksuar mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së, raporton GazetaBlic.
Ai publikoi fotografi nga protesta, duke përsëritur thirrjen për drejtësi për çlirimtarët dhe duke theksuar se Shkupi sot u rreshtua në mbështetje të UÇK-së.


