Lajme

OVL-UÇK falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e Shkupit

12/13/2025 15:32
nga:Genita C

Organizata e veteranëve të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e zhvilluar sot në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës së drejtë të shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, organizata shkroi mesazh falënderimi.

“Shqiptarë, të gjithë ju që morët pjesë në protestën kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë.

JU FALEMINDERIT!”, shkroi OVL-UÇK.