Sporti

“Jemi të gjithë bashkë”, Xabi Alonso hedh poshtë konfliktin në zhveshtoren e Real Madridit

12/13/2025 14:47
nga:Sh R

Xabi Alonso ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj komenteve të sulmuesit të Al-Ittihad, Karim Benzema, se Real Madridit i mungojnë liderë me përvojë në dhomat e zhveshjes për të menaxhuar shumë ego.

Trajneri i Real Madridit këmbëngul se skuadra është e bashkuar mirë dhe ka mjaftueshëm veteranë në skuadër.

“Jemi të gjithë së bashku në dhomën e zhveshjes çdo ditë. Po kalojmë disa kohë të vështira, por besojmë se mund të rritemi. Karim sigurisht që ka shumë përvojë, por edhe ne besojmë se kemi”, ka thënë fillimisht Alonso.

“Te gjithë duan të jenë më të mirët”, Benzema identifikon problemin më të madh të Real Madridit

“Marrëdhënia me dhomën e zhveshjes është e mirë? Gjithmonë kam ndjerë se marrëdhënia është e mirë dhe të gjithë jemi në të njëjtën linjë. Na duhet ai qëllim i përbashkët”, përfundoi trajneri i Los Blancos.

Zërat për tensione brenda skuadrës së Real Madridit kanë filluar nga fillimi i edicionit me Alonson dhe Vinicius Junior si akterë kryesorë, ndërsa javën e fundit po flitet largimi i trajnerit shkaku i rezultateve jo të kënaqshme.